Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale na ka lajmëruar se shumë shpejt do të sillte një projekt të ri muzikor dhe tashmë pritja ka marrë fund. Klea Huta ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Bla Bla Bla”.
Përveç se një stil shumë i veçantë, Klea e ka shoqëruar edhe me një klip shumë ngjyrësh,që i përshtatej më së miri kësaj kohe. Ndonëse ka vetëm orë që është publikuar, klipi ka marrë mbi tre mijë klikime dhe shumë komente, ku e përgëzojnë këngëtaren simpatike për punën e bërë.
Megjithatë, ky është vetëm fillimi. Klea ka gati katër këngë që pritet t’i publikojë shumë shpejt. Dy prej tyre janë bashkëpunime me një reper nga Kosova (për kë bëhet fjalë nuk e dimë ende) si dhe me një DJ të njohur shqiptar. Përveç bashkëpunimeve një nga këngët do të jetë ritmike dhe e fundit, do të jetë një këngë dashurie dedikuar Elgitit, partnerit të saj, producent i së cilës është vetë ai.



















