Që familja Kardashian/ Jenner ka shumë influencë në përcaktimin e trendeve këtë e kemi kuptuar tashmë. Por ndonjëherë trendet që ato na prezantojnë janë paksa shumë të guximshme, megjithatë koha ka treguar se ka mjaftueshëm vajza guximtare. E mbani mend besojmë fustanin e saj për ditëlindje, si Parsi Hilton, që më pas e pamë tek dhjetëra vajza, edhe tek ato shqiptare.
Mirëpo, bukuroshja Kendall Jenner kësaj herë nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës, me një fustan që ndoshta gabojmë t’i themi fustan, sepse nuk na duket i tillë. Në festivalin e Kanës, 22-vjeçarja kishte veshur një fustan Alexandre Vauthier dhe me zhveshjen e saj e gjithë vëmendja ishte tek ajo.
A do e shohim tek bukuroshet shqiptare këtë fustan, apo është “too much”?



















