KreuCelebrity

Një mbyllje shqiptare! Ermal Meta shkëlqen në finalen e Eurosong

Një mbyllje më të bukur të natës finale të Eurosong nuk kishte si të ndodhte.

Për shqiptarët kudo që ndodhen, festivali Eurpian i këtij viti, është karakterizuar nga një emocion i trefishtë. I pari që performoi ishte Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, më pas Eleni Foureira me “Fuego” dhe ky moment i shqiptarit të fundit.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë ngjitur për herë të parë në këtë mbrëmje finale në skënën e Eurosong me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”. Kënga e tyre është pritur mjaft mirë nga publiku, mes bohorimave dhe duartrokitjeve të shumta,për shkak të mesazhit të fortë që përcillte mes vargjeve të këngës. Performancën e tyre nuk e kemi parë në dy netët e para, për shkak se Italia është një ndër shtetet organizatore, që kalon automatikisht në finale.

Pak para se të ngiteshin në skenë, Ermali publikoi një foto në rrjetet sociale, ku shkruante: Çfarëdo që të ndodhë, është dhe do të jetë një nder i madh për të kënduar për të gjithë ju. Ishte një udhëtim i bukur deri këtu dhe në sajë të secilit prej jush ishte e veçantë. Miku im Fabrizio dhe unë ju falenderojmë dhe ju dërgojmë një përqafim. Shihemi së shpejti!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF