Ashtu siç pritej! Parashikimet në gabuan. Izrael është fituesja e Eurovizion 2018. Ndonëse nuk grumbulloi në numër të madh pikësh nga juria profesioniste, votat e publikut e ngjitën Netta- të në vendin e parë.
Kënga përcjell një mesazh shumë të rëndësishëm për figurën e femrës, e sjellë nëpërmjet një interpretimi shumë të veçantë nga këngëtarja izraelite.
Në vendin e dytë është renditur shqiptarja Eleni Foureira me këngën e saj “Fuego” e cila grumbulloi 436 pikë dhe në vendin e tretë u rendit Austria me 342 pikë në total. Ermal Meta u rendit i pesti e ndërsa në vendin e 11 Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall”.
Shqiptarët kanë bërë një paraqitje të mrekullueshme këtë Eurovizion duke na bërë krenarë me perfomancat e tyre.



















