KreuCelebrity

Rovena Dilo e lidhur me balerinin e “Dancing With The Stars”? Shoqja sapo i zbuloi sekretin

Është përfolur prej kohësh, se këngëtarja e njohur Rovena Dilo është në një marrëdhënie me balerinin e njohur, Eltion Merja, por duke nuk e ka pranuar diçka të tillë, madje e kanë mohuar sa herë janë pyetur. Pavarësisht mohimeve nga të dyja palët, dyshimet për marrëdhënien e tyre nuk janë shuar, madje së fundmi janë shtuar më shumë pas ngacmimit që i kanë bërë shoqet e saj, teksa ishin të ftuara në “Xing me Ermalin”.

Ishte Ermal ai që në fund të intervistës i ka kërkuar që të puthte nga ana e tij Julin dhe Ilirin në “Dancing With the Stars”, duke qenë se e ka drejtuar këtë spektakël rreth një sezon. Në ato momente, Rovena iu kthyer: Vetëm Julin dhe Ilirin do? Gjithçka këtu ishte në rregull, derisa sa ndërhyri Eneda. “Mendova një emër tjetër, atë balerinin që kërce Rovena”. Por dhe Ermali nuk ia la me kaq, duke thënë “Atë e puth vetë ajo, ç’punë kam unë me atë. Mos ndoshta Ermali na e konfirmoi se Rovena është në një marrëdhënie me Eltonin? Megjithatë, këngëtarja u përpoq që ta rregullonte muhabetin, por më kot. Dyshimet u shtuan më shumë.

“Normal që do e puth…në ballë sa herë më nderon”, u shpreh Rovena.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF