Mbrëmja e djeshme e Eurovizionit shkoi mirë në tërësi, përpos incidentit të ndodhur gjatë përfaqësimit të Anglisë. Një djalosh është ngjitur në skenë duke i rrëmbyer mikrofonin këngëtares, edhe pse në ato çaste vështirë të dëgjohej se çfarë u përpoq të thoshte. I kapur menjëherë nga sigurimi, i riu nuk ka ka arritur ta mposhtë performancën, pasi artistja e ka çuar normalisht këngën deri në fund.
Si për ironi, mësohet se djali në fjalë është një reper me origjinë shqiptare, i njohur me emrin e artit Dr A.C. Por, çfarë ka thënë ai në çastin kur rrëmbeu mikrofonin? Këtë e kanë zbuluar mediat e huaja, të cilat citojnë këto fjalë të shprehura nga i riu: “Nazistët e medias në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojmë liri”. Në të njejtën kohë, në bluzën që mbante veshur shihej e stampuar kjo frazë: “Punët e mafies shtetërore britanike: Media britanike”.
Një situatë e pakëndshme, që u komentua jo pak. Megjithatë, Anglia ia doli të vazhdonte rrugëtimin e qetë në finalen e Eurovizionit.



















