Në momentin që edhe pak ditë do të martohesh, supozohet që familja është aty pranë për të të mbështetur, por duket se nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Meghan Markle. Edhe një javë na ndajnë nga dasma e saj, por nusja e ardhshme mbretërore me siguri nuk është ndjerë dhe aq mirë teksa ka dëgjuar atë se çfarë ka bërë babai i saj.
Prej pak kohësh, në media kanë qarkulluar disa foto teksa Thomas Markle dukej si një baba i përkushtuar teksa po lexonte në media lajmet se çfarë është shkruar për vajzën dhe dhëndrin e tij, më pas një tjetër foto shfaqej duke lexuar një libër për turistët dhe një tjetër teksa ishte në rrobaqepësi duke qepur kostumin për dasmën mbretërore, por e gjitha kjo nuk ka qenë gjë tjetër përveç se një inskenim nga ana e tij.
DailyMail zbuloi se Thomas Markle kishte punësuar një fotograf për t’i shkrepur të gjitha këto momente në mënyrë që të krijonte imazhin e një babai të përkushtuar, por gënjeshtra zgjati shumë pak. Meghan Markle dhe babai i saj nuk kanë një marrëdhënie shumë të mirë më njëri-tjetrin dhe mesa dihet ai nuk është i ftuar në dasmë. Pas kësaj që bëri, mendojmë se e humbi shansin që të shohë vajzën të veshur me të bardha, të paktën nga afër.



















