Pavarësisht se Shqipëria e votoi Italinë me pikët maksimale në Eurovizion, duket se shteti fqinj nuk u tregua aspak bujar me ne, sepse për çudinë e të gjithëve, ne morëm 0 pikë nga Italia. Megjithatë 12 pikët me të cilat Shqipëria vlerësoi Italinë ishin më se të merituara edhe për vetë faktin që përfaqësuesi i Italisë në këtë kompeticion ishte shqiptari Ermal Meta. Ky i fundit duket se nuk ka qenë aspak dakort me pikët që Italia na ka dhënë, duke reaguar nëpërmjet një statusi në Twitter. “Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ja kisha dhënë Shqipërisë. Zëri i Eugentit është mbresëlënës”, ka shkruar Meta.



















