Aishwarya Rai Bachchan, e cilësuar si femra më e bukur në botë, ia ka arritur qëllimit për të tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq në festivalin e Kanës. Dhe jo. Nuk ishte absolutisht e zhveshur, një tred ky dominues në festivalin e këtij viti, por me fustanin e saj si një flutur i cili ka dashur plot 3 mijë orë për t’u punuar.
Më i bukur se vetë fustani, ishte mesazhi që kishte dashur që të superstari i Bollywood. Qëllimi i saj ishte për të pasqyruar ëndrrën e pakapshme të një metamorfoze fluturash.
Dhe rezultati ishte ky…
Fustani ishte dizenjuar nga një shtëpi mode në Dubai; është i mbuluar plotësisht me kristale Sëarovski; dominon ngjyra blu dhe leja dhe ka një bisht të gjatë që imiton një flutur kur hap krahët. Plus, ai i vjen i ngushtë pas trupit ku nxjerr në pah siluetën e trupit të aktores që e plotësojnë figurën e Bachchan në mënyrë perfekte.
Një vit më parë, ajo ishte Hirushja e tapetit të kuq, e ndërsa kësaj radhe na u shndërrua në një flutur të bukur.



















