KreuCelebrity

Bella Hadid sapo bëri veshjen më të pazakontë që kemi parë

Ajo është një ndër supermodelet më të njohura në botë. Bella Hadid krahas modelingut, është cilësuar edhe një vajzë me shumë shije në veshje, por se di a do keni të njëjtin mendim pas këtij kombinimi që ajo ka bërë kësaj here. Këtë fundjavë, modelja është fotografuar teksa po shkonte në një klub dhe e dini çfarë kishte veshur?! Pantallona streç të shkurta sportive, një T-shirt pambuku dhe për aksesorë një palë vathë dhe varëse të punuara me gurë diamanti. Pasi u publikuan këto foto komentet ishin të shumta nga ndjekësit nëpër rrjete sociale, ku sipas tyre ky lloj kombinimi është ndër më të çuditshmit dhe të pazakontët që kishin parë. Po juve si ju duket?

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF