“Gjithmonë kam qenë i lidhur me paranë”! Ky ka qenë komenti i biznesmenit Samir Mane i vënë përballë pyetjeve të fëmijëve të programit të së hënës në telvizionin Klan, “Në kurthin e Piter Panit”, një spektakël i dyshes Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës. Mes pyetjeve që patën si emërues kryesor paranë, Samir Mane ndau një histori mjaft domethënëse të fëmijërisë së tij.
Në moshën 8-vjeçare, ai i kërkoi mamasë së tij para, si çdo fëmijë. Nëna i tha që nuk kishte. “Atëherë unë shkova në bankë dhe pyeta sa lekë ka mamaja ime në bankë, meqë më tha që nuk kam”, tregoi Mane, duke na dhënë të kuptojmë jo pak rreth natyrës së tij!
Ndërkaq, Mane tregoi pak nga rrugëtimi i tij, sesi lindi në Korçë, ku dhe kaloi fëmijërinë, për të studiuar mandej në Tiranë, e zhvendosur në Austri. Marrëdhënia me fëmijët ishte në vëmendje të pyetjeve të fëmijëve, teksa Samir Mane, baba i katër fëmijëve tregoi se “dashuria për të katërt fëmijët është njësoj, por dobësi kam pak vajzën”!



















