KreuCelebrity

Skandali në oborrin mbretëror, babai i Markle nuk do të jetë në dasmën e së bijës!

Dasma e shumëpritur është shumë pak ditë larg, por kjo nuk do të thotë se lajmet sa vijnë e pakësohen; përkundrazi! Një ndër të rejat më të papritura është fakti se babai i Meghan Markle nuk do të jetë pjesë e dasmës rojale. Në një kohë kur Markle kishte konfirmuara pjesëmarrjen e të dy prindërve, gjithçka ndryshon sa hap e mbyll sytë. Arsyeja?…

Pak ditë më parë, u mësua se i ati i Meghan kishte paguar paparacët që ta fotografonin duke lexuar literaturë lidhur me kulturën angleze. Një gjest që u komentua shumë pozitivisht, por që rezulton krejtësisht i inskenuar. Nisur nga kjo, babai i aktores kanadeze ka rrëfyer për TMZ se nuk do të paraqitet në dasmën e së bijës. “Nuk dua ta turpëroj vajzën time apo familjen mbretërore”, është shprehur ai, duke shtuar se marrëveshjen me paparacët nuk e ka bërë për përfitime financiare.

Nga ana tjetër, motra e Markle i ka dalë në mbrojtje të atit, duke thënë se ka qenë vetë ajo që e ka shtyrë drejt një vendimi të tillë. Skandale pa nisur ende…Çfarë do të ndodhë më tej?!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF