Channing Tatum dhe Jenna Dewan i dhanë fund martesës pak javë më parë. Një lajm që tronditi fansat, sidomos pas fasadës së lumturisë që çifti kishin vendosur t’i ekspozonin publikut. Por, mjaftoi një postim i përbashkët në Instagram, që aktorët të lajmëronin mbi më të renë në jetën e tyre.
Por, pothuajse një dekadë martesë nuk i ka fshirë plotësisht ndjenjat mes Jenna dhe Channing, jo për këtë të fundit, të paktën! Nëpërmjet një urimi për festën e nënës, Tatum ka shprehur shumë me deklaratën nëpëmjet një video të postuar në rrjet. “Gëzuar Festën e Nënës. Jenna, gëzuar Festën e Nënës, zemër. Mami, gëzuar Festën e Nënës, shpresoj se po e shijoni këtë perëndim të bukur dielli. Ju dua”…Siç dhe e vutë re në shkrim, Channing e thërret publikisht e pa problem ish-bashkëshorten “zemër”. Me pak fjalë, nuk mund të flasim për një ndarje me hatërmbetje apo pa dashuri në mes.
Të presim një rikthim? Ne shpresojmë që po! Edhe pse e rrallë, në Hollywood mund të ndodhë gjithçka…



















