KreuCelebrity

Kylie Jenner reagoi për atësinë e Stormit dhe tha vetëm dy fjalë!

Fatkeqësisht, Stormi nuk do të jetë shumë e lumtur kur të shoh se çfarë është shkruar në media për të, që në muajt e parë. Atësia e saj është vendosur në dyshim. Është përfolur në fillim se babai i saj ishte ish i dashuri i Kylie Jenner, Tyga, por më oas u komentua shumë gjatë që Stormi ishte vajza e truprojës së 20-vjeçares, për shkak të një ngjashmërie të madhe në pjesën e syve.

Tim Chung, reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar se me Kylien nuk kishte pasur kurrsesi një marrëdhënie që shkonte përtej punës.

“Unë jam person privat dhe nuk u përgjigjem thashethemeve apo historive qesharake që janë kaq shumë për të qeshur. Me respektin më të thellë për Kylie-n, Travis-in dhe familjet e tyre, do doja të sqaroja të vërtetën dhe të them se veprimet e mia me Kylien kanë qenë të limituara. U kërkoj mediave të mos më përfshijnë në histori të tilla mosrespektuese për familjet e tyre.”

Duket se spekulime kanë rënë në vesh të Kylie, e cila ka zgjedhur të reagojë ashtu siç di vetëm ajo. Ylli i “Keeping Up With Kardashian”, ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet krah Travis Scott në MetGala, mbi të cilën shkruan: Prindërit e Stormit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF