KreuCelebrity

Ngjashmëria ‘e frikshme’ e Bella Hadid dhe Carla Bruni, që nuk e kishim vënë re më parë!

Festivali i Kanës po mbledh si çdo vit yje nga e gjithë bota, qofshin ose jo të lidhur me kinematografinë. Disa nga protagonistet janë edhe supermodelet, kështu që nuk mund të mungonte as parakalimi i Bella Hadid në tapetin e kuq. Përpos shkëlqimit të Bella-s, çfarë ka surprizuar ka qenë takimi i saj me një tjetër yll, Carla Bruni-n.

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

Nuk e kishim vënë re më parë, as ne si publik, as Bruni dhe Hadid vetë: ngjashmëria mes të dyjave është e paimagjinueshme. Tiparet, gjatësia e njejtë e flokëve, madje dhe nuanca pothuajse e njejtë, kanë sjellë shumë habi dhe mes vajzave vetë. Carla ka postuar një foto krah Bella-s, e duke mos mjaftuar kaq, ka shkruar: “Mos kam vallë një vajzë të fshehur dhe nuk di gjë?” Duke krahasuar dhe imazhet e Bruni-t në moshë pothuajse të njejtë me Hadid, është disi e pabesueshme se sa shumë vajzat ngjajnë me njëra-tjetrën.

A post shared by Carla Bruni (@carlabruniofficial)

Modelet kanë shkëlqyer në Kanë, duke tërhequr vëmendje si çdo herë tjetër. Si ju duken këto imazhe krahasuese të vajzave?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF