Pak ditë më parë, pas publikimit të këngës ‘Girls’, Rita Ora u shpreh hapur lidhur me orientimin e saj seksual. Këngëtarja deklaroi se kishte patur përvoja të ndryshme si me meshkuj, ashtu dhe me femra, duke rrëfyer kështu se është biseksuale. Një deklaratë e tillë shkaktoi shumë zhurmë në rrjet, ashtu sikurse menjëherë filluan aludimet se një ndër të dashurat e Ritës ka qenë Cara Delevingne.
Kjo e fundit njihet për të njejtin orientim seksual, por duket se Rita ka shkaktuar pakënaqësi tek një pjesë e ndjekësve. Ose të paktën, këtë lë të kuptohet me postimin e fundit. “Përshëndetje të gjithëve! “Girls” është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Unë kam pasur marrëdhënie romantike me gratë dhe burrat dhe perspektiva e këngës është udhëtimi im personal. Më vjen keq që mënyra si jam shprehur mund të ketë lënduar ndokënd. Nuk do ta bëja kurrë me qëllim ndaj askujt. Shpresoj që përmes artit tim, t’i fuqizojë fansat e mi që të ndjehen krenarë për veten e tyre. Jam shumë me fat që fansat më kanë mësuar të dua veten. Kam qenë gjithmonë kontribuese në komunitetin LGBT dhe do të vazhdoj të jem gjatë gjithë karrierës sime”, ka shkruar Rita në një ndër postimet në Instagram.
Mesa duket, një pjesë e komunitetit LGBT kanë qenë të pakënaqur me mënyrën se si e ka bërë deklaratën Rita, edhe pse kjo e fundit ka shpjeguar gjithçka. Gjithsesi, mbetemi ende të surprizuar nga Ora…



















