Kur mësuam se Khloe Kardashian e kishte falur tradhtinë e bashkëshorit të saj, pa dyshim shumica e vajzave kanë thënë “po të isha unë në vendin e saj, nuk do e kisha bërë diçka të tillë”. Khloe zgjidhi që të mbante familjen të bashkuar, të ndiqte zemrën dhe vendim që merren nga zemra, ndryshe nga çfarë mendja thotë, janë gjithmonë të drejta.
Mirëpo, duket se as familja e saj nuk ka qenë dakord me këtë vendim. Një burim brenda familjes Kardashian është shprehur se asnjë prej tyre nuk i kanë shkuar në shtëpi Khloes, pasi lindjes së vajzës së vogël, True. Sipas tij, mami dhe motrat janë shumë të xhindosura për arsyen përse ajo zgjodhi ta falte Tristian, madje Kim e ka thënë publikisht që e priste diçka të tillë.
Për Khloen mesa duket është një peridhë aspak e e mirë. Fatkeqësisht, vetëm pak ditë përpara së ajo të sillte në jetë fëmijës e saj të parë, mësoi se bashkëshorti i saj e kishte tradhëtuar me dy vajza në një club, e ndërsa pas lindjes së vajzës, nuk ka pranë saj familjen.



















