Jemi mësuar që të flasim për djemtë e kombëtares sa herë ata kanë ndeshje dhe na nderojnë në fushën e blertë.
Por kësaj radhe do të ndalemi tek një futbollist në veçanti, dhe ai është Ansi Agolli. Ish-kapiteni i kuqezinjëve është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë nëpërmjet një foto në rrjetet sociale së bashku me bashkëshorten, Rea ku në duar mban anëtarin më të ri të familjes Agolli.
Futbollisti gjithashtu ka ndarë me miqtë e tij virtualë edhe emrin e djalit: ai quhet Blodi Brooklyn Agolli. “Mirëserdhe zemra e babit. Mami Rea dhe babi Ansi të duan shumë.”,- shkruan Ansi bashkangjitur fotos.
Ne i urojmë jetë të gjatë Brooklyn-it. Shpresojmë që të bëhet kampion si babi.



















