KreuStil Jetese

Zgjidhni fundet me pala për një pamje femërore këtë sezon veror

Fundet janë një veshje e domosdoshme për verë dhe të ardhura në modelet e tyre me pala do ju bëjë të dukeni shumë femërore dhe moderne këtë verë. Gjatësitë janë të ndryshme që variojnë nga fundet e gjatë, ato poshtë gjurit, të shkurtër dhe me prerje asimetrike.

I njëjti varioacion ndodh edhe me ngjyrat dhe printet e tyre nga ato me pika, vija, ngjyrat e forta, printet gjeometrike apo printet florale, secila duke përfaqësuar më së miri stilin që mban. Një ndër risitë e tyre është përdorimi i printeve apo ngjyrave të ndryshme duke krijuar efektin ylber.

Një fund i tillë është shumë i popullarizuar dhe i vlerësuar këtë sezon veror, fal kombinimeve moderne që ofrojnë blogeret e modës. E sigurt është që çfarëdo që të zgjidhni pamja elegante është e garantuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF