KreuStil Jetese

Planet për në plazh duhet t’i shtyni edhe për pak ditë, kur pritet të dalë diell?

Kur dielli kishte pushtuar vendin, të gjithë ishim të çuditur se na u duk sikur vera edhe para kohe, por nuk ishte krejtësisht e vërtetë.

Ashtu siç dielli erdhi, me po të njëjtën shpejtësi iku. Kjo javë është dominuar nga një mot me vranësira dhe me shira në pjesën më të madhe të territorit. Shumë prej jush planet për të kaluar fundjavën në plazh i anuluat dhe mesa duket do t’ju duhet t’i shtyni edhe për pak kohë. Sipas meterologëve edhe java që vjen do të domijonë një mot me vranësira dhe shira të dendur kryesish pasditeve. Referuar Meteoalb në pjesën më të madhe të qarqeve ka mundësi të ketë edhe shtrëngata.

Sa i përket tempetarurave , priten të kenë një rritje të lehtë ditën e hënë dhe të martë, por do të pësojnë një ulje të ndjeshme në pjesën tjetër të javës. Kështu që edhe për javës tjetër, nuk do të keni mundësi për të bërë plazh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF