Pushimet verore janë më pranë se kurrë. Disa i kanë planifikuar më së miri ditët e verës, të tjerë e kanë ndarë mendjen që do të qendrojnë në kryeqytet, ndërsa një pjesë ende nuk kanë bërë plane se çfarë do të bëjnë me ditët pa angazhimet e punës. Sido që të jetë, shumica i drejtohen plazhit dhe vendeve bregdetare në tërësi, duke rralluar kështu vizitat në klimën malore ose destinacione të ngjashme.
Nga ana tjetër, rrjetet sociale na bëjnë gjithnjë e më të varur nga dëshira për t’u arratisur diku larg vendlindjes. Kudo gjenden fare lehtë vende përrallore, për të cilat mendojmë se ekzistojnë vetëm në ëndrra. Shohim VIP-at teksa postojnë foto nga brigjet më të mahnitshme, e kaq mjafton për të na ndezur shpresën se vitin e ardhshëm, do të kursejmë aq shumë, sa të shijojmë një verë si duhet. Europa, Amerika, por edhe kontinentet e tjera ofrojnë kombinimin e natyrës me investimet marramendëse, të cilat nuk janë të prekshme nga kushdo. Edhe kryeqytetet si Parisi, meritojnë të shijohen nën frymën e luksit dhe komoditetit maksimal.
Yje si George dhe Amal Clooney, çiftet e familjes mbretërore, e shumë hollivudianë të tjerë kanë piketuar prej vitesh destinacione të tilla, duke mos kursyer (me të drejt…) asnjë monedhë dhe mundim të mëtejshëm, për t’iu drejtuar ndërtimeve luksoze, që ofrojnë shumëçka, përveç mërzitjes. Më poshtë do të gjeni disa nga fotot më marramendëse, që do t’ju ngjallin dëshirën për të rrëmbyer valixhet dhe për t’u nisur diku larg, shumë larg…!








Horoskopi për ditën e sotme!


Horoskopi për ditën e sotme!


Horoskopi për ditën e sotme!







Horoskopi për ditën e sotme!
