KreuStil Jetese

Timo Flloko dhe Mevlan Shanaj, Të rinjtë e bordurave të viteve ’80

Ulur në bordurë, krejt të çlirët, teksa njëri shok i ndez cigaren tjetrit… një moment sa një ngjarje! A është kjo pamja tipike e rinisë së Shqipërisë Komuniste, apo vetëm e dy emrave të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, të cilët guxonin të bënin edhe ndonjë kapriço ndaj sistemit?!

Sidoqoftë ky është një foto-dëshmi e sjelljes trendi të viteve ’80, me protagonist aktor/regjisorin Mevlan Shanaj dhe legjendën e aktrimit tonë, Timo Flloko! Ka qenë pikërisht Shanaj, i cili e ka ndarë këtë fotogtafi me miqtë virtualë në rrjetin social Facebook, në të cilin regiisori është mjaft aktiv. Dixhitura që shoqëron foton është po aq interesante “Ndoshta koha kur Timo Flloko mësonte cigaren, por sot të dy nuk jemi përdorues duhani” !

Sikurse dhe dihet Mevlani dhe Timo janë miq të ngushtë, që prej kohës së studimeve. Miqësi që ka thuajse 5 dekada tashmë e që ka vijuar në sheshe xhirimi të përbashkëta, apo edhe në auditoret e Akademisë së Arteve, ku prej shumë vitesh ata ishin aty pedagogë!

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF