KreuStil Jetese

Për të gjithë fanatikët, Instagrami do të rikthejë një opsion në rrjet, që e eleminoi pak kohë më parë!

Instagrami është kthyer në një nga rrjetet më të dashura për shumicën, duke lënë pas edhe Facebook. Megjithatë, ndryshimet e fundit (update) i kanë lënë të pakënaqur përdoruesit, duke i detyruar këta të fundit të akohen drejtpërdrejt lidhur me shumë opsione të shtuara apo të eleminuara. Një prej mundësive që Instagrami nuk ofron më, do të rikthehet në vetëm pak javë.

Bëhet fjalë për shkarkimin e GIF-eve në Instastory, të cilat Instagrami i eleminoi pas një incidenti të ndodhur. Kësaj nisme iu bashkua asokohe edhe Snapchat, e shkak për këtë u bë një ikonë raciste, që mund t’iu bashkangjiste këtyre videove. Edhe pse Giphy kërkoi ndjesë për një incident të tillë, por kjo nuk e ndaloi as Instagramin, as Snapchat që të  ndalonin shkarkimin e GIF-eve nga profilet e secilit. Në të njejtën kohë, përdoruesit mbetën tejet të pakënaqur nga ky ndryshim.

Mësohet se Giphy e ka ndaluar përdorimin e ikonave të kësaj natyre, ndërsa Instagrami është i gatshëm ta rikthejë opsionin duke nisur nga kjo javë. Epo, më në fund një ndryshim për mirë!

Tags:

Home Të Reja

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF