KreuStil Jetese

Mund të mos ju pëlqejë, por këto janë 7 shenjat që tregojnë se nuk po dilni me personin e duhur!

Të gjesh personin e duhur, shpesh duket si mision i pamundur për jo pak njerëz. Zhgënjimi, çasti papërshtatshëm ose thjesht karakteri ndikojnë në krijimin e marrëdhënieve shumë larg perfektes. Nga ana tjetër, mund të kemi personin e gabuar përkrah, pa e kuptuar as ne vetë.

Jo çdo lidhje i drejtohet rrugës serioze, për arsye të ndryshme. Ndodh që të shoqërohemi me dikë për një kohë të gjatë, e të mendojmë se është ideali. E pëlqejmë, mendojmë se e dashurojmë, edhe pse e vërteta qendron krejt ndryshe. Si mund ta dallojmë nëse jemi në drejtimin e gabuar?

 

Sipas ekspertëve, janë shtatë shenja ato që tregojnë se jeni larg perfektit. Ja lista e plotë:

1. Të biesh në dashuri shpejt dhe krejt lehtësisht, në disa raste është sinjal se pi dilni me djalin e gabuar.
2. Tendenca që ta vendosësh lidhjen përpara gjithçkaje tjetër.
3. Të qendruarit në një lidhje plot dramë dhe kaos.
4. Të sjellurit në mënyrë spontane dhe impulsive.
5. Të tërhequrit ndaj personave që nuk ta kthejnë me të njejtën monedhë.
6. Të qenurit jo e gatshme për të kënaqur veten.
7. Largimi nga shumica e njerëzve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF