KreuStil Jetese

Disa kombinime plot risi për në zyrë, që pranvera të jetë sa më larg monotonisë

Pranvera duket se nuk po vjen aspak lehtshëm. Nuk mund ta mohojmë që luhatjet e motit brenda së njejtës ditë po na mërzisin disi. Si për të mos mjaftuar humori, një problem tjetër është edhe ai i veshjes.

Nuk mund të rëndohemi me shtresa të pafundme, pasi temperaturat nuk e favorizojnë këtë. Nga ana tjetër, ende nuk mund të themi se jemi komfort vetëm me një këmishë të hollë apo fustan me mëngë treçerekëshe. Për të gjithë ata që punojnë në zyrë, sfidat janë edhe më të vështira, pasi ambiente të këtij lloji ofrojnë rehatinë e nevojshme, për të qendruar lirshëm edhe me pak veshje në trup.

Por, puna në zyrë kërkon sa etikë, aq dhe stil kur vjen puna tek kombinimet. Një zgjedhje aspak e lehtë, edhe pse blerjet më të shumta shkojnë në këtë drejtim. Kërkojmë më të mirën, për një dukje sa më të përshtatshme dhe të kujdesshme për veten. Më poshtë do të gjeni disa nga kombinimet më perfekte për sezonin e pranverës.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF