Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë (ASPS) ka publikuar të dhëna të reja lidhur me operacionet plastike dhe procedurat kozmetike më të kërkuara për vitin 2017.
Sipas statistikave, në vitin që lamë pas, janë kryer rreth 1.8 milion operacione plastike dhe lista kryesohet nga zmadhimi i gjoksit, duke fituar kështu titullin si “operacioni plastik më popullor në Amerikë”. Në total, këtë ndërhyrje e kanë kryer 300.378 persona, një rritje me 3% nga viti 2016 në vitin 2017.
Por gjatë 2017, referuar të dhënave të ASPS një rritje të madhe, krahasuar me shifrat e viteve të kaluara, ka pasur edhe zvogëlimi i gjoksit. Pas një rënie më 4% në vitin 2016, kjo ndërhyrje pësoi një rritje të ndjeshme me 11% në vitin 2017.
“Zvoglimi i gjoksit, është një nga procedurat më të larta të kënaqësisë së pacientit pasi ndikon pozitivisht në cilësinë e jetës së gruas”, u shpreh Jeffrey E. Janis, president i ASPS.
Ndërkohë, lidhur me proceduat kozmetike, ato që nuk quhen operacione të mirëfillta, Botox mban vendin e parë, bërë nga 7.2 milion procedura, një rritje me 2% krahasuar me vitin 2016.



Horoskopi për ditën e sotme!








Doni të dobësoheni? Flini gjumë


Lëkurë të yndyrshme? Zgjidhja është këtu!






