Që kur Instagrami ndaloi së rendituri sipas kronologjisë fotot dhe video, përdoruesit kanë qenë të mërzitur. Çdo njëri prej jush që përdor këtë rrjet social, padyshim që nuk i vjen aspak mirë që nuk shikon postimet më të fundit të miqve, familjarëve, VIP-ave apo faqeve që ndjekin. Por kjo gjë do të ndryshojë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, kompania ka njoftuar se ka dëgjuar të gjithë ankesat e përdoruesve dhe se do të bëjë ndryshime në mënyrë që të gjitha postimet më të reja të shfaqen në krye të faqes. Sipas tyre, po testohet një nën rubrikë e re, e quajtur ‘Postimet e reja’, ku nëse do e klikoni do të shihni fotot, videot më të reja të publikuara nga miqtë vitualë, nëse jo do të qëndroni me versionin e vjetër.
Mbetet për t’u parë se di do të përqafohet ky ndryshim i ri nga përdoruesit e Instagram, por nuk do të jetë i vetmi. Kompania theksoi se po punon për të sjellë disa risi, të cilat do të zbulohen me kalimin e kohës.
Sa i përket Snapchat-it, do ketë filtra të reja.






Doni të dobësoheni? Flini gjumë


Lëkurë të yndyrshme? Zgjidhja është këtu!











E adhuroni çokollatën? Ja përfitimet që keni
