Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane.
Sipas traditës, besimtarët e nisin ditën me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe. Në këtë ditë kremtohet ditëlindja e imam Aliut dhe ndryshe njihet nga besimtarët bektashinj si dita e rilindjes së madhe. Gatimet karakteristike janë byreku me lekë, i cili ndahet në aq pjesë sa anëtarë ka familja dhe hashurja.
“Neovruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI.
Kjo festë festohet edhe në shtete të tjera. Në disa prejt tyre, festa zgjat disa ditë.
Afganistan (21 mars)
Azerbaixhan (20 deri 26 mars, 7 ditë)
Gjeorgji (21 mars)
Kirgistan (21 mars)
Kosovë (21 mars)
Irak (21 mars)
Iran (20 deri 24 mars, 5 ditë per të gjithë ndërsa 14 ditë për shkollat dhe universitetet)
Kazakistan (21 deri 24 mars, 4 dite)
Shqipëri (22 mars)
Taxhikistan (20 deri 23 mars, 4 dite)
Turkmeni (20 deri 23 mars, 4 dite)
Uzbekistan (21 mars)




Doni të dobësoheni? Flini gjumë


Lëkurë të yndyrshme? Zgjidhja është këtu!











E adhuroni çokollatën? Ja përfitimet që keni

Vitamina D ul rrezikun e kancerit

