KreuStil Jetese

Kaq shumë ide për të dekoruar ballkonin tuaj tani në pranverë!

Me ardhje e ditëve  të bukura të pranverës vjen edhe dëshira për të qëndruar sa më shumë jashtë mureve të shtëpisë, për të marrë frymë lirisht e për të shijuar ngrohtësinë e ëmbël të ditëve të para të kësaj stine. E pas një dimri të gjatë si ky i këtij viti, është e pamundur t’i rezistosh thirrjes së aromave e ngjyrave që na dhuron kjo stinë e bukur.

Kështu, një drekë apo një kafe, pirë në ballkonin e shtëpisë, në të cilin ndodhet një cep i vogël me lule shumëngjyrëshe dhe aromatike që rriten, duke lexuar një libër të mirë e duke e lënë vetën të përkëdhelesh nga rrezet e diellit, janë një mrekulli e këtyre ditëve.

Prandaj po ju japim një album të vogël me foto për të filluar të mendoni se si do ta aredoni këtë hapësirë të vogël tuajën në natyrë.