KreuStil Jetese

Xhelozia një problem? Jo më, nëse ndiqni këto 7 hapa për ta përballuar

E kemi thënë dhe më parë që xhelozia mund të kthehet vërtetë në problem, nëse është e pakontrolluar. Detyrimet dhe të drejtat në një marrëdhënie të rregullt, e përfshijnë dhe xhelozinë, por jo ndjenjën e ekzagjeruar. Nëse ka vend për dyshime, mund të bisedoni me partnerin; nëse jo, diçka nuk shkon me vetë ju…

Fillimisht, duhet ta dini se besimi është themeli më i fortë i një lidhje të qendrueshme. Në rast se nuk keni besim tek tjetri, atëherë bëjini pyetjen vetes: çfarë po bëj unë me këtë person? Dashuria nuk është i vetmi element që mban të bashkuar dy njerëz – jo, duhet ta dini që kërkohet shumë më tepër se kaq.

Xhelozia lidhet edhe me karakterin e personit. Është e vërtetë që ndonjëherë, kjo ndjenjë kontrollohet me vështirësi. Por, ky nuk është justifikim që të provoni më të mirën për lidhjen tuaj. Nëse doni që xhelozia të mos jetë më një pengesë për ju, atëherë duhet të dini këto shtatë fakte:

1. Xhelozia në doza të vogla është një shenjë e mirë
2. Tregohuni mbështetës ndaj ndjenjave të njëri-tjetrit
3. Përpiquni ta shmangni xhelozinë
4. Ulini disi pritshmëritë
5. Besoni në guximin tuaj
6. Dijeni se ndarja nuk do të thotë fundi për ju
7. Mos e mbingarkoni veten me të shkuarën e partnerit

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF