Vetëm pak javë më parë, lajmi që pushtoi portlaet ishte ndarja e Gigi Hadid dhe Zayn Malik! Ndarja e tyre ishte paqësore dhe këtë e kemi kuptuar, pasi asnjëri prej tyre nuk i ka fshirë fotot në rrjetet sociale që kanë bashkë, madje i bëjnë edhe “like”. Në deklaratën e shkurtër që këngëtari bëri për fansat, u lexua se arsyeja ishte pikërisht dashuria në distancë.
Pas ndarjes, postimet e Gigit kanë qenë krysisht me motrën e saj Bella, ndërsa Zayn menjëherë u shfaq me një look të ndryshuar. Nga brun, ai u bë bjond platin, e ndërsa tani ai ka ndryshuar sërish ngjyrën e flokëve në jeshile. Një gjë e tillë, nuk u ka pëlqyer shumë fansat të ttij, të cilët e kanë lexuar si një shenjë “depresioni” tek këngëtari i tyre i preferuar.
Të jetë kështu vallë?






Horoskopi për ditën e sotme!


Horoskopi për ditën e sotme!






Horoskopi për ditën e sotme!





