KreuFashion

Nëse ju pëlqeu fustani i Kate Middleton, e gjeni tek Zara lirë fare

Këtë fundjavë Kate Middleton së bashku me dy fëmijët e saj George dhe Charlotte, kaluan disa ore në pistën e kuajve në Norfolk. Mami Kate duket tejet e fokusuar tek të vegjlit e saj, teksa George është hutuar pas një qeni, e ndërsa e vogla Charlotte po shijon një akullore. Larg çdo protokolli Dukesha e Kembrixh, duket si çdo nënë tjetër teksa kujdeset për të vegjlit e saj.

 

E veshur me një fustan bojëqielli me lule nga Zara, Kate duket shumë e ëmbël. Nëse ju ka pëlqyer edhe juve fustani i Kate, mund ta gjeni tek Zara për një çmim fare modest, për vetë, 5490 lekë. Kate Middleton duket se ka Zarën markën e saj të preferuar, pasi ajo është parë shumë shpesh të mbajë veshje të kësaj firme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF