KreuArt

Bashkimi bën fuqi! Vikena Kamenica dhe Ermonela Jaho, një sukses i padiskutueshëm në Francë

Bashkimi bën fuqi, dhe kur bëhen bashkë Ermonela Jaho dhe Vikena Kamenica, pa dyshim suksesi është i garantuar! Ky ka qenë viti i Vikena Kameca, i mbushur me vënien në skenë të veprave të rëndësishme, herë në role kryesore, e herë si soliste në koncerte të saj.

Së fundmi, vetëm pak ditë më parë, Vikena është ngjitur në skenë me veprën “Samson and Delilah” nga Saint Saens, në një rol që siç e thotë dhe ajo është roli i ëndrrave që çdo mezzosoprano.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Vikena është ndalur duke falenderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar shumë afër në këtë premierë në Francë, një sfidë e superuar me sukses nga ajo.

“SAMSON Et DALILA – Saint Saens.
Një nga sfidat më të mëdha të kaluara në këto vite..Premiere Absolute për mua në France, roli I endrrave për çdo mezzosoprano.
ERMONELA JAHO – Zemer Ti❤.. dua patjeter ta nis kështu këtë status se pa ty nuk do arrija të provoja veten e për më teper të kisha mbështetje te madhe shpirtërore, artistike dhe frymezim. Vazhdoj e besoj akoma më tepër sloganin tënd “që kur jemi bashke bëhemi akoma më të forte”. Te dua shume e te jam mirënjohëse pafundësisht!
Një nga njerzit që besoi kaq shumë që ditën e parë që e kam takuar ka qenë regjisori I veprës Paul-Emile FOURNY një super artist ku me vlerën e punen e tij me ngarkoi këtë debut kaq të fortë emocional ku së bashku me super Stafin e Opera Metz me beri te përjetoj një ëndërr të bukur! Dirigjentin Jacques Mercier për shkriftimin muzikor dhe punën e palodhur të chef du chant Natalie Dang për analizën e cdo note dhe fjale deri në shfaqjen e fundit!
Partnerin tim kaq të përkushtuar një profesor në rolin kaq delikat të Samson Jean Pierre Furlan. Me një super bariton në rolin e Grand Pretre Alexandre Duhamel ku realizoj një nga duetet me drithëruese. Si dhe 2 kolegët e tjerë fantastik në këtë kast Patrick Bolleire dhe Wojtek Smilek’, shkruan Vikena.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF