Tom Cruise e kemi parë për shumë vjet në krah të bukuroshes Nicole Kidman, e më pas me një tjetër aktore mjaft të dashur e të kuotuar, Katie Holmes, por a e dinit se dikur ai ka pasur një lidhje dashurie me Cher, 16 vjet më të madhe? Dhe siç rrëfen vetë këngëtarja, ka qenë e çmendur pas tij!
Kim kardashian dhe Nick Cannon, ish-bashkëshorti I Mariah Carey-t ishin të pandarë diku rreth viteve 2000. Të paktën kështu dukej, deri kur doli në dritë kaseta e famshme e Kimit me Ray.J.
Këtë s`do ta kishim besuar, por Ryan Gosling ka dalë me Sandra Bullock dhe i ka vënë aktores notën 10. Edhe në këtë rast, diferenca e moshës është 16 vjet. Ajo më e madhe, sërish.
Brooke Shields dhe Nicolas Cage, sot duken kaq të huaj për njëri-tjetrin, por një herë e një kohë nuk ishte kështu.
Justin Timberlake dhe Fergie: Në 2003-shin bashkëpunuan për një këngë , dhe aty lindi një shkëndijë, nga ato kalimtaret për hir të së vërtetës, dhe u shua shpejt.
Madonna dhe Michael Jackson; këtë në fakt, disa edhe mund ta mbajnë mend, sepse bota në 1891-shin u hutua fare nga ky kombinim i çuditshëm.
Natalie Portman dhe Jake Gyllenhaal, një romancë e shkurtër në 2006-tën, por që pavarësisht ndarjes, mbeten miq të mirë sot e kësaj dite.
Lidhja e Sarah Jessica Parker dhe Michael J. Fox është shumë e hershme, që në 1980-tën, por asokohe u fol shumë se e gjitha mund të ishte në fakt një lojë PR-i.
Alex Rodriguez është sot lumturisht në krah të Jennifer Lopezit, ama para ca vitesh ka qenë me Kate Hudson. Një flirt i vogël.



















