KreuCelebrity

Jonida Shehu rikthehet në ekran, por krejt ndryshe nga më parë

Moderatorja Jonida Shehu pas largimit nga “Top Channel” qëndroi ca kohë larg ekranit, por jo skenës.

Angazhimet e saj pas largimit nga emisioni i përditshëm i “Pasdite në Top Channel”, ishin disa. Bukuroshja Shehu prezantoi përkrah Adi Krastës festivalin e “RTSH” dhe vetëm pak ditë më parë prezantoi “Miss Shqipërinë”, në një skenë plot magji në kalanë e Tiranës, ku në fakt edhe Jonida shkëlqeu me nur e profesionalizëm.

E ftuar në “Jo vetëm modë”, Jonida ka treguar se po shqyrton projektet, për të zgjedhur se ku do të shkojë në sezonin e ri. Dhe në fakt dukej qartë që gjithçka ishte ‘kopsitur’, thjesht moderatorja nuk donte të zbulonte shumë.

“Do të rikthehem sezonin e ri, ku nuk ta them dot për momentin. Janë edhe tre muaj përpara, çdo gjë mund të ndodhë edhe në minutën e fundit. Unë kam plan të rikthehem, të shpresojmë që çdo gjë të shkojë sipas planit deri në shtator-tetor”, – është shprehur Jonida.

Ndërkohë Jonida ka treguar se këtë herë rikthimi i saj në ekran do të jetë me një format të ndryshëm, “Aspak i ngjashëm”, ka theksuar Jonida.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF