KreuCelebrity

Oprah Winfrey bashkon forcat me gjigandin “Apple” për të sjellë diçka sensacionale!

Oprah Winfrey ka firmosur një kontratë me “Apple”. Personaliteti televiziv ka përcjellë për ndjekësit këtë mesazh ku tregon rreth partneritetit të saj me kompaninë. Së bashku pritet që Winfrey dhe Apple të krijojnë programe orgjinale. Në këto programe do të përdoret aftësia e Oprah për të krijuar marrëdhënie empatike me publikun dhe për të qenë gjithmonë pranë tyre. Projekti i prezantueses së famshme do të hidhet në treg si pjesë e një linje që mban firmën e Apple dhe të Winfrey.

Për momentin nuk dihet shumë se çfarë do të përmbajë programe orgjinale (original programming), por me Oprah si pjesë e saj mendohet se do të bëhet fjalë për diçka televizive në të cilën prezantuesja e famshme do të luaj rolin që di të kryej më së miri.

Ajo çka dihet me siguri është që kjo sipërmarrje nuk do të ndikojë në punën e saj të tanishme dhe as në kontratën  e saj me rrjetin televiziv OWN!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF