KreuCelebrity

Futbollisti Andi Lila na jep një lajm të bukur!

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila ka zgjedhur pikërisht ditën e Fiter Bajramit për të ndarë një lajm të mirë me ne.

Andi nëpërmjet një fotoje në rrjetin social tregon së pret të bëhet baba për herë të dytë. Futbollisti Lila ka një djalë 3 vjeçar, por me sa duket Ayani i vogël do të bëhet me vëlla ose motër. Këtë na e lë suprizë familja Lila.

Në një foto nga pushimet shihet familja e lumtur dhe mami që mesa duket është drejt muajve të fundit të shtatënisë.

Andi me këtë foto ka dashur të uroj të gjithë ndjekësve të tij festën e Bajramit, por ja u informuam edhe për lajmin e bukur, për beben që pritet të vijë…