Megan Markle u shfaq në Anglinë veriperëndimore të enjten në mëngjes përkrah shoqëruesit të fundit mbretëror; vetë Mbretëreshës Elizabet. Monarkja kishte veshur një fustan të gjelbërt të Stewart Parvin dhe një kapele pot të njëjtën ngjyrë, të Rachel Trevor Morgan, ndërsa Meghan kishte veshur një fustan pas trupit ngjyrë bezhë të lëhtë me bust në formë xhakete të Givenchy.
Dukesha e re e Sussex, 36, dhe mbretëresha 92, zbritën në Cheshire, 200 milje larg Londrës nga treni mbretëror në Runcorn pasi kishin kaluar natën brenda në tren. Treni është mjeti i preferuar i mretëreshës dhe antarëve të tjerë të familjes mbretërore pasi ndërkohë që udhëton të lejon të çlodhesh.
Nuk ka kaluar as një muaj që Megan dhe Harry janë martuar më 19 maj,dhe ky është rasti i parë që mbretëresha ka marrë më vete në një vizitë zyrtare nusen e saj. Shëtitja e përbashkët po ‘ndodh 3 herë më shpejt’ krahasuar me paraardhësen e Megan, Kate Middleton thotë autorja mbretërore Ingrid Seward për “People”. .
Megan ju kthye angazhimeve mbretërore menjëherë pas muajit të mjaltit sekret me Harry-n, kur iu bashkuan festimeve të përvitshme të ditëlindjes së mbretëreshës më 9 qershor.

Beyonce shtatzënë! Pret fëmijën e katërt


















