Ok, e dimë që ndoshta lajmi i largimit të mundshëm të Fevziut drejt Top Channel, mund ta keni dëgjuar shumë këto ditë, por mesa duket vetëm tani vendosi Blendi të tregojë si paska qenë e vërteta.
I ftuar në emisionin “360 Gradë”, në Ora News, moderatori i Opinion ka rrëfyer se zgjedhja për të qëndruar në Klan ishte një zgjedhje emocionale dhe aspak racionale. Pra Blendi ka vepruar duke dëgjuar zemrën dhe jo trurin. Arsyeja që ai e ka menduar seriozisht largimin nga televizioni, në të cilin moderon prej 20 vitesh, Blendi është shprehur se në Top Channel ka patur një projekt shumë interesant.
“Unë isha mirë dhe komod në Klan. Nuk është se kisha një problem moral me Frangajn. Por kisha një projekt që më dukej më interesant në Top Channel. D.m.th unë atje kam një gjë më tërheqëse se këtu”, ka përfunduar Blendi fjalën e tij rreth kësaj teme.





Kate Middleton do të “zhduket” disa muaj

Aktorja e ëmbël, shtatzënë











“Déjà vu”! Kate njësoj si Diana!


