Mbrëmjen e së dielës, moderatorja bukuroshe e Digitalb kurorëzoi dashurinë e saj me Frenkli Ymerin, nëpërmjet një ceremonie dasme në një prej hoteleve më luksozë të kryeqytetit.
Jona Spahiu në muajin e pestë të shtatzënisë, dukej një nuse rrëzëllitëse, e mesa duket pritja e ëmbël dhe fustani i bardhë, ja shtojnë edhe më shumë dozën e ëmbëlsisë që karakaterizon portretin e saj. Edhe pse dasma u mendua të ishte tejet private, rrjetet sociale, duket se e ‘tradhëtuan’ dëshirën e çiftit, pasi disa prej të ftuarve, nuk i rezistuan dot tundimit për të ndarë më ndjekësit copëza nga dasma e bukur e çiftit të ri (dhe sa mirë bënë).
Sigurisht që kësaj mbrëmje të bukur gëzimi nuk mund t’i mungonin edhe disa nga fytyrat VIP të showbiz-it shqiptar, të cilët ne po jua tregojmë nëpërmjet fotove. Ndërkohë ju ftojmë gjithashtu të shihni si është dukur e ëmbla Jonë në ditën e saj të madhe.
Bordo uron çiftin, e mezi presim trashëgimtarin!



















