KreuCelebrity

“Më ka tradhtuar aq shumë…”, si ka reaguar ish- bashkëshorti i Albërijes pas kësaj deklarate

Sinqeriteti është një nga karakteristikat që publiku vlerëson më tepër tek një artist. Tek VIP-at shqiptarë, fatkeqësisht nuk e gjejmë shumë, mirëpo qëndrimi në Amerikë, duke se e ka bërë Albërije Hadërgjonaj që të ndryshojë mentalitet. Gjë që e ka pranuar edhe ajo vetë e ftuar tek një “Një kat më lart”.

Pak ditë më parë, në një intervistë këngëtarja, teksa foli për jetën e saj private, pranoi publikisht se bashkëshorti i saj e kishte tradhtuar shumë herë. E pyetur nëse një deklaratë e tillë, e ka mërzitur atë, Albërija ka treguar se nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Ajo ka treguar se e ka falur, e takon shpesh herë, duke konfirmuar se raporti i tyre nuk ka ndryshuar aspak pas kësaj deklarate.

“Jo, absolutisht. Ai ka një respekt të jashtëzakonshëm, sepse ne, pavarësisht se u bënë shumë vite dhe unë fola, kjo erdhi sepse unë kam munguar në Shqipëri gjatë këtyre viteve, nuk kam qenë. Edhe pas divorcit gjithmonë jam rezervuar, se kam qenë me një mentalitet në Tiranë. Por tani që jetoj në Amerikë, shoh shumë intervista  të aktorëve ose njerëzve të realizuar që jetën e tyre e kthejnë në model frymëzimi. Dhe unë për këtë gjë jam shprehur, pa dashur. Edhe ai nuk i ka bërë me qëllim. Ai ka qenë fëmijë për vete… Unë kam folur, e takoj. Është njeri që e kupton jetën shumë mirë. Ai është njeri që ka vuajtur më shumë se gjithkush tjetër prej shumë vitesh”, u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF