KreuCelebrity

Xing dy personazhe me Jumpsuit-in e bardhë “Elisabetta Franchi”!

Jumpsuit, një zgjedhje e zgjuar për çdo vajzë që dëshiron të duket shumë elegante, chic, rehat, ose të gjitha bashkë njëkohësisht. Jo më kot, atë e shohim tek shumë personazhe, në daljet e tyre publike. Në vetëm 5 ditë, ky Jumpsuit i bardhë i Elisabetta Franchi, që gjendet në Tiranë, në dyqanin e njohur Chic Studio, u pa tek dy personazhe shumë të njohura.

Ishte, Marçela Lati, e cila u shfaq në sfilatën e Geraldina Sposa,me Jumpsuit të bardhë  që të krijon imazhin e një busti, por që në tëvërtetë është me rrjet në pjesën e sipërme dhe gjysmë mëngë, duke zbuluar një nga pjesët më të bukura të një femre, por në mënyrë shumë elegante, aspak vuglare. E më pas, me të njëjtën veshje u shfaq edhe modelja Endi Demeri, e zgjedhura e BORDO për kopertinën e muajit shkurt, teksa ishte në Miss Universe.

Një veshje e cila duket shumë e bukur, ndonëse shumë ndryshe tek të dyja personazhet…E vështirë për të bërë një zgjedhje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF