KreuCelebrity

Ardit Gjebrea feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e merr nga ‘vëllai’ i tij i vogël!

Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen e 55-të, ndaj urimet nga njerëzit e tij të zemrës nuk kanë munguar edhe në këtë përvjetor. Ndër të shumtat fjalë zemre që miq dhe familjarë kanë  zgjedhur për Arditin, neve na bëri përshtypje urimi i djalit të tij Jonit.

“Gëzuar ditëlindjen, vëllai i madh”, ka shkruar ai nën një foto të postuar në llogarinë e tij në instagram. Dalë vite më parë, në breg të detit, asokohe kur Joni ishte ende fëmijë, babi Arditi dhe i biri duken me të vërtetë si dy shokë, apo si vëllezër, siç edhe Joni e ka quajtur të atin.

Producenti Gjebrea  ka treguar që ka krjuar një marrëdhënie shumë të afërt me fëmijët e tij dhe epiteti ‘vëlla i madh’ që i biri i ka vënë e dëshmon më së miri lidhjen e veçantë që ata kanë me njëri-tjetrin.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF