KreuCelebrity

Pas Nevinës, Arjolës, TV Klan i “rrëmben” In Tv një tjetër moderator!

Sezoni i kaluar në TV Klan nisi shumë vrullshëm. Emisione të reja, por gjithashtu mblodhi rreth shumë emra të rinj, të marrë nga ekranet e tjera. Marina Vjollca, Nevina Shtylla, Arjola Shehu u bënë pjesë e këtij televizioni.

Mirëpo, duket se IN Tv ka qenë si një trampolinë shumë e fuqishme për të rinj që kanë punuar aty. Tashmë, edhe Albi Sakaj, djaloshi që prezantonte një rubrikë të quajtur “Axhenda”, do të zhvendoset në sezonin e ri në TV Klan.

I ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ai ka zbuluar këtë lajm, ndonëse nuk ka dashur të tregojë më tepër për formatin që do të sjellë, për të mos i sjellë ters vetes.

“Në shtator do jem pjesë e familjes së TV Klan, por nuk dua të zbuloj më shumë sepse nuk dua që t’i sjellë ters vetes”, u shpreh ai.