KreuCelebrity

Vajza nëse ju pëlqen Ermal Meta, ja çfarë tiparesh duhet të keni që ta bëni për vete!

I ftuar mbrëmë në finalen e “Në Kurthin e Piter Pan”, ka qenë këngëtari Ermal Meta. Fituesi i Sanremos u tregua tejet sportiv dhe i dashur me vogëlushët teksa ata i bënin pyetjet e tyre. Ndër të tjera një nga pyetjet që fëmijët i bënë Ermalit ishte se si duhet të jetë vajza që do t’i tërhiqte vëmendjen atij.

“Fillimisht do të doja që të ishte e ndershme dhe shumë autoironike. Mua më pëlqen bukuria e brendshme, sepse ajo e jashtmja ikën”, u përgjigj këngëtari simpatik. E dëgjuat vajza, nëse ju pëlqen Ermal Meta, duhet të keni patjetër këto cilësi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF