Tashmë është e njohur se Era Istrefi do të jetë artistja shqiptare që sëbashku me Will Smith dhe Nicky Jam kanë realizuar “Live it up”, këngën zyrtare të hapjes së kampionatit botëror të futbollit . Ajo që nuk pritej nga këngëtarja kosovare është lançimi i një kënge të re vetëm pak ditë para hapjes së kampionatit botëror të futbollit.
Era ka vendosur të surprizojë fansat e saj me një single të titulluar “Prisoner”. Lajmin e ka publikuar vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në instagram, ku lajmëron se më datë 8 qershor, Era do të ketë gati dhuratën e saj për të gjithë simpatizantët. Ende nuk dihet se çfarë natyre do të ketë kënga, por me siguri tashmë që suksesi i këngëtares nga Kosova ka marrë ‘dhenë’, kënga ‘Prisoner’ me shumë gjasa do të jetë një tjetër sukses i saj. Ne mezi po presim të shohim se çfarë ka ‘gatuar’ Era kësaj radhe.



















