KreuCelebrity

Roberti nuk ndalet: Do mbrojë familjen! Tuna as të provojë të më përmend emrin!

Pas shumë e shumë përpjekjeve për t’a fshehur marrëdhënien jo të mirë më Tunën, Roberti më në fund e pranoi se ato nuk flasin me njëri-tjetrin. “Akullin” e theu te “Rudina”, mirëpo Roberti nuk është ndalur këtë. Në një intervistë për Prive.al, ai ka deklaruar se pavarësisht se nuk do të ketë asnjë komunikim me Tunën, kjo marrëdhënie nuk do të ndikojë aspak tek dy vëllezërit.

“S’ka shanse asnjë njeri të më prishë mua me vëllain dhe familjen. Mua thjesht s’më shkon muhabeti me atë, sistemi i jetës së tyre nuk përshtatet me timin dhe kam të drejtë të mos jem i pranishëm aty ku është ai person”,-është shprehur Roberti.

Ai ka deklaruar se do të mbrojë familjen, por ama Tuna mos të provojë as t’ia përmendë emrin.

“S’dua të merrem dhe as ajo të mos merret me mua. Unë mbroj familjen, vëllain dhe prindërit e mi. Ata që kanë probleme mes vete, është problemi tyre. Mos të ma përmendë emrin ajo, as të mos provojë”,- përfundoi ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF