Tashmë është fakt!
“Turi i Vizionit” nuk do të jetë më i tillë. Prej datës 1 qershor Turjan Hysko ka marrë frenat e një televizioni të ri, atë të Klan Plus. Ai do të drejtojë këtë ekran, të cilin sezonin e ardhshëm do ta sjellë krejtësisht të reformatuar.
Prej 14 vitesh Turi ka qenë figura me të cilën “shtëpia” e Vizion Plus identifikohej, ndaj sot nëpërmjet nje statusi të gjatë në facebook, moderatori i ka dhënë lamtumirën e vështire “familjes” (siç ai e quan) Vizion Plus. Hysko ka falenderuar drejtuesit e këtij televizioni, të cilët i dhanë atij mundësinë, për të provuar çdo rol në atë kompani mediatike, që nga drejtues emisioni, e deri tek pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv.
Ndër të tjera Hysko na rrëfen tiparin dallues të grupit të “Vizionit”, që sipas tij është fakti që aty të gjithe janë një familje, ndaj ai uron që ky ekran të mos e humbasë këtë cilësi. Në çdo rresht që Turjani ka shkruar ne këtë mesazh lamtumire ndaj ekranit që e “rriti” ndihen notat e vështiresisë së marrjes së këtij vendimi, por ne jetë secilit prej nesh na duhet të marrim vendime të tilla. I urojmë Turit suksese në detyrën e re, dhe mezi po presim të shohim çfarë do t’i sjelli ekranit te Klan Plus energjia e djalit nga Berati.
Statusi i plotë i Turit!