Edhe pak minuta na ndajnë nga sfilata e Class By Alketa Vejsiut.
Ndryshe nga ajo se çfarë është parë në vitin e kaluar, përveç brandeve ndërkombëtare të fustaneve të nusërisë, për herë të parë, nën etiketën “Class AV” do të prezantohet koleksioni Made in Albania nga stilistja Livia Myftari. Jo pak të rëndësishme janë edhe bukuroshet që do të veshin këto fustane nusërie, që me bukurinë e tyre do t’i japin edhe më shumë hijeshi këtij eventi.
Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, Alketa na ka njoftuar se në pasarelë do të sfilojnë disa emra të njohur të ekranit, por pa na zbuluar se për kë bëhet fjalë. Megjithatë, revista BORDO, ka mësuar se modelet VIP, do të jenë tre prezantueset e reja të TV Klan, Kiara Tito, Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu.
Gjithashtu mund t’ju tregojmë paraprakisht se këtë vit nuk do të jetë vetëm një personazh VIP, që do të mbyllë sfilatën, siç ndodhi në sfilatën e kaluar me pjesëmarrjen e Marina Vjollcës.