Mirë se erdhe në jetë Edeil!
Këngëtarja e njohur, Blerina Braka ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ajo nëpërmjet një postimi të Instagram ku shkruan: Mire se erdhe ne jete biri im EDEIL. Faleminderit i madhi Zot qe me bekove me kete mrekulli.
Blerina i ka dedikuar edhe një këngë të voglit të saj ende pa ardhur në jetë, e cila titullohet “Pritja e ëmbël”. Xhirimet e klipit janë bërë gjatë babay shower-it që organizoi këngëtarja pak javë më parë me mikeshat e saj.
Kur Blerina Braka rrëmbeu një çmim në festivalin e “Kënga Magjike”, i dedikoi fitoren bashkëshortit të saj. Bashkëshortit? Ishte ky reagimi ynë, pasi nuk e kishim mësuar që ajo ishte në një lidhje e aq më tepër që ishte martuar. Në përfundim të fesivalit, Blerina na zbuloi se ishte shtatzënë.
Ndryshe nga më parë, Blerina gjatë shtatzanisë, nuk është treguar dhe aq e rezervuar, por ka ndarë me miqtë e saj virtualë herë pas here me bashkëshortin, apo ku na tregonte barkun e rrumbullakosur.